Që kur emri i tij u lakua për non-paperin fantazëm mbi ndryshimin e kufijve në Ballkan, u pa qartë se kryeministri slloven, Janez Jansa është një nga krerët më të kontestuar në BE. Sllovenia tani ka marrë presidencën e radhës së bllokut nga Portugalia, dhe që në fillim pati një provokim. Skandali plasi në takimin e Komisionit Europian me kryeministrin slloven, Janez Jansa. Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans bojkotoi në mënyrë demonstrative daljen për foton e përbashkët pas bisedimeve në qytetin slloven, Kranj. Kryeministri slloven i djathtë ishte ankuar më parë për gjykatës e deputetë komunistë në vendin e tij.