Familja e fundit nga fshati Plashnik i Madh të Beratit është evakuuar pas rrezikut nga flakët që kanë “pushtuar” vendin prej ditësh. Ata shihen të përlotur, teksa kanë braktisur gjithçka. Ngushëllim gjejnë tek njëri-tjetri. Për shkak të frikës së rrezikut të djegies së banesave të tyre janë zhvendosur në një vend të sigurt.