Pranverë – verë është albumi më i ri, i reperit Betim Januz, që të gjithë e njohim si Buta. Pjesë e produktit diskografik, janë 16 këngë të reja. Përmes si 24 h, Si dje si sot, Histori, Lilo & Stitch, Vivaldi, Trump apo Ivanka, artisti përcjell mesazhe të ndryshme, përmes temave të dashurisë, tradhtisë apo probleme sociale.