Një shqiptar u arrestua në Taranto nga policia italiane pasi u kap me 20 kilogramë heroinë. Sipas mediave fqinje, drogën ai e kishte fshehur në një valixhe. Prangosja e shqiptarit, emri I të cilit nuk është bërë I ditur, u bë në periferi të qytetit, gjatë momentit që ai po zbriste nga një taksi.