Ky eshte i shume kerkuari Alfred Mikeli , qe prej 4 vitesh vijon te jete nje i arratisur i drejtesise. por mosprekja e tij nga prangat, me shume se ceshtje fati, ka qene ceshtje parash. te paguara ndaj policise, ne menyre qe per te, ai te ishte i padukshem. Se paku keshtu rezulton se vepruan dy oficere te operacionales qe mbasi zbuluan vendndodhjen e Mikelit kerkuan para me kushtin qe mos ta prangosnin. Dosja qe TCH disponon detajon aferen korruptive prej 10 mije euro , te verifikuar nga SHCBA . I kerkuari per trafik droge u lokalizua nga agjentet Viktor Buca dhe Gezim Luka qe pas kater diteve sherbim raportuan se nuk kishte asgje gjurme te tij. Por nderkohe ata nisen pazaret me te.