Punonjës policie dhe disa shtetas grekë janë arrestuar në doganën greke të Krystallopigjisë (Kapshticë), pas një vëzhgimi disaditor, nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Policisë së Greqisë së Veriut. Operacioni është zhvilluar mëngjesin e së hënës dhe sipas informacioneve janë sekuestruar para dhe pasaporta false.