Top Channel/ Pranga ish-kreut të dentistëve! Deda i pandehur për vjedhje duke shpërdoruar detyrën
14/06/2025 15:10

Prokuroria e Tiranës njoftoi arrestimin e ish kreut të Urdhrit të Stomatologut Nikoll Deda, prej tetë muajsh i marrë i pandehur për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, shpërdorim detyre dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Prokuroria i ishte drejtuar gjykatës për ashpërsimin e qëndrimit ndaj 70 vjeçarit me arsyetimin se ekzistojnë dyshimet që ai të dëmtojë provat ose të arratiset, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Në vitin 2020 gjatë kohës që mbante detyrën e Presidentit të këtij urdhri, Deda u pezullua nga detyra me urdhër të akuzës për dyshimet e abuzimeve financiare dhe krijimin e një klime posedimi privat mbasi kishte angazhuar në këtë urdhër familjarët e tij. I denoncuar në atë kohë nga Almiro Gurakuqi, hetimet zbuluan se presidenti I stomatologëve ka dyshime se rriti buxhetin me qëllim shpërdorimin e fondeve dhe përfitimit personal. Në vitin 2020 thotë prokuroria e Tiranës kur buxheti ishte 38 milionë lekë , në vitin pasues ju shtuan edhe 13 milionë të tjera dhe në 2022 edhe 125 milionë lekë të tjera. Prokurori njofton se Deda iu është shmangur veprimeve hetimore dhe se në cilësinë e drejtuesit lejoi punësimin pa kriter, dhe të familjarëve me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar. Vendimi i Prokurorisë së Tiranës: Me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u ekzekutua masa “Arrest në burg” për shtetasin N.D. për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal. Ky shtetas u denoncua nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit. Në vitin 2020 ku buxheti ishte 38.500.000 Lek, në vitin 2021 e ka shtuar në vitin me 13.500.000 Lek më shumë. Në vitin 2022 buxheti ka shkuar në vlerën 125.837.000 Lek për arsye se ka blerë dhe godinë për institucionin, duke përfshirë dhe investimin që ka bërë brenda godinës. Nga veprimet hetimore rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se gjithë rritja e buxhetit ka qenë me qëllim shpërdorimin e fondeve dhe përfitimeve personale për vete apo persona të tretë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se në ngarkim të të dyshuarit N.D. ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal. Sipas raporti Informacioneve shtetasi N.D. është larguar dhe i është shmangur veprimeve hetimore të kryera nga policia gjyqsore duke e bërë evident e konkret rrezikun e ikjes dhe shgmangies nga pergjegjesia penale. Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së. Organi i Prokurorisë vlerëson se është e nevojshme marrja e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Nikoll Deda, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ekziston rreziku që ai të largohet.

Top Channel/ Lirohet “rebeli” i Pogradecit, grushtoi këshilltarin bashkiak për tokat e fshatit
13/11 20:44
Top News- Pjesë e grupit të pedofilëve në Kidflix/ Arrestohet 29-vjeçari, shpërndante video intime
13/11 20:00
Top Channel/ Më pak lekë dhe të kënaqur, buxheti i Presidencës 14 mln lekë më pak se në 2025
13/11 19:59
Top News – Samiti ndërqeveritar Shqipëri-Itali. Kryeministrat Rama e Meloni: Ditë historike!
13/11 19:58
Top Channel/ Drejtor me “mik” në Arsim! Kumbaro pyetet nga opozita për emërimet pa garë
13/11 19:50
Top News- Hetimet për 21 Janarin / Berisha në SPAK të hënën-Hetimet i pengon Rama
13/11 19:39
Top Channel/ Andorra “ngjyroset” kuqezi, tifozët shqiptarë ia nisin festës me këngë e valle
13/11 17:50
Top Channel/ “Marrëveshjen do e bëja 100 herë”, Rama: Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë ç’të dojë
13/11 17:20
Top News- Shqiptari me 100 mijë portofole/ Bosi i kriptove kërkohej nga Europol, kapet në Greqi
13/11 16:52
Top News – ‘Ditë Historike!’ Meloni e mallëngjyer nga ministrat shqiptarë që flasin italisht
13/11 16:46
Top News – Kundërshtoi vendimin për pronat. Gjykata: Arrestimi i të riut në Pogradec, i paligjshëm
13/11 16:16
Top Channel / “Krenarë për historinë”, Rama: 2 momente, hebrenjtë dhe shpëtimi i ushtarëve italianë
13/11 16:13
Top Channel/ Takimi me Melonin në Romë, Rama: Mezi pres ta shoh Giorgian në krye të KE
13/11 16:13
Top Channel/ Rama dhe Meloni flasin për fqinjët grekë: Kanë punuar për të mirën e Europës
13/11 16:09
Top Channel/ Rama në konferencë nga Roma: Gati për marrëveshjen me BE për të mos përdorur veton
13/11 15:58
Top Channel/ “A je bashkëkryetar ti, për çfarë je?”, Rama filmohet në Romë duke kritikuar deputetin
13/11 15:53
Top News – Italia ‘armatos’ Shqipërinë. Vëngu: Do prodhojmë anije luftarake bashkë me Italinë
13/11 15:41
Top News – Mbrojti pronat, Gjykata rrëzon Policinë për arrestimin e të riut në Pogradec
13/11 15:39
Top News- ‘Detyro PS për komisionet hetimore’/Opozita kërkesë Kushtetueses: Po na shkelen të drejtat
13/11 15:27
Top Channel/ Buxheti i Shëndetësisë, dëgjohen edhe kërkesat e grupeve të interesit për mbështetje
13/11 15:23
BILETA Portokalli - Bileta