Top Channel/ Prag paqeje Izrael-Hamas! Netanjahu jep lajmin: Së shpejti, lirimi i pengjeve
04/10/2025 22:03

Izraeli dhe Hamasi duket se po shkojnë drejt marrëveshjes së paqes, pasi të dyja vendet kanë pranuar planin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se shpreson të mund të njoftojë lirimin e të gjithë pengjeve nga Gaza “në ditët e ardhshme”. Në një deklaratë të shkurtër, ai bëri të ditur se ka dërguar një delegacion në Egjipt “për të përcaktuar detajet teknike”, duke shtuar se “qëllimi ynë është përfundimi i negociatave brenda pak ditësh”. Netanyahu theksoi se Izraeli ka pranuar disa elementë të planit amerikan dhe se presioni i ushtruar ndaj Hamasit – si ushtarak ashtu edhe diplomatik – ka sjellë ndryshimin e qëndrimit të tij. “Kishte nga ata që mendonin se nuk do të arrinim lirimin e pengjeve pa një tërheqje të plotë. Por ju them: kjo është reale dhe me ndihmën e Zotit, do të ndodhë shumë shpejt”, tha Netanjahu. Sipas Netanyahut, negociatat mes Izraelit dhe Hamasit, që do të zhvillohen në mënyrë të tërthortë në Egjipt, do të kufizohen në pak ditë. “Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do t’i kufizojnë bisedimet në një periudhë të shkurtër. Më pas, Hamasi do të shpërbëhet – ushtarakisht ose politikisht”, deklaroi kryeministri izraelit. Netanyahu shtoi gjithashtu se shpreson që gjatë festës hebraike të Sukkot (6–12 tetor) të mund të njoftojë kthimin e të gjithë pengjeve. “Ushtria izraelite (IDF) do të qëndrojë në thellësi të Rripit të Gazës dhe në territoret që tashmë kontrollon”, theksoi ai.

Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54