Marco Rubio ofroi ndihmën amerikane për të asistuar në fillimin e bisedimeve konstruktive mes Indisë dhe Pakistanit, me qëllim shmangien e një përshkallëzimi të rrezikshëm të konfliktit mes dy fuqive atomike. Sekretari amerikan i shtetit foli me shefin e ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, e ka zhvilluar gjithashtu biseda të rregullta telefonike me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, si edhe dhe Ministrin e Jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, që nga fundi i muajit prill