Partitë Popullore Evropiane njohin zyrtarisht si kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berishën. Përmes një letre drejtuar Berishës, Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Manfred Ëeber, i bën me dije që t’i nominoj kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane. “I nderuar President, në fillim të çdo legjislature të Parlamentit Evropian, përbërja e Asamblesë Politike të PPE-së rillogaritet në proporcion me numrin e anëtarëve të Parlamentit. Jeni të lutur të emëroni delegatët tuaj në Asamblenë Politike të PPE-së sa më shpejt të jetë e mundur” thuhet mes të tjerash në këtë njoftim. Pas dy viteve e gjysmë betejë mes demokratëve, Gjykata e Apelit i la vulën e Partisë Sali Berishës. Në vendimin e 11 qershorit gjykata nuk pranoi ankimin e Lulzim Bashës, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.