Ende pa mbushur 13 vjeç, fëmija me inicialet R.A u shfaq në rrjetet sociale duke pozuar me një kallashnikov. Ai e kishte gjetur armën të fshehur në shkurre dhe menjëherë e ndau lajmin edhe me bashkëmoshatarët e tij. Vetëm njëri prej tyre e këshilloi ta flakte armën, e cila mbas një denoncimi operativ u bë shkak për hapjen e hetimeve për armëmbajtje pa leje.