Detyrimi për të implementuar brenda 6 muajve pajisjet e POSeve në të gjitha bizneset shqiptare me në fokus ato turistiket, ka ngritur shqetësimin e subjekteve. Afati i shkurtër por i pa shoqëruar me marrjen parasysh të pengesave të sektorit është problem sipas shoqatës së operatorëve turistik. Kryetari I Shoqatës Zak Topuzi për Top Channel shprehet se kostot e komisioneve të poseve dhe konvertimi i valutave do të rëndojnë aktivitetin e bizneseve sidomos në prag sezoni kur edhe duhet të jenë gati.