Mbrëmjen e djeshme, qyteti i Gjirokastrës përjetoi një natë të paharrueshme nën ritmet e humorit dhe energjisë së trupës së spektaklit “Portokalli”. Sheshi “Çerçiz Topulli” u mbush me qindra qytetarë të të gjitha moshave, të cilët ndoqën nga afër performancën e aktorëve të njohur, në maratonën e turit veror “Portokalli në Shqipëri”.