Mëngjesi i sotëm e ka gjetur portin detar të Durrësit të mbuluar nga një mjegull e dendur. Dukuria natyrore ka shkaktuar vonesë në ankorimin e njërit nga dy tragetet e linjës Bari-Durrës. Rënia e nivelit të shikueshmërisë ka shtuar kujdesin në veprimet operacionale portuale për të shmangur ndonjë incident.