Debatet për portin e Durrësit u zhvendosën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Akuzat nuk munguan nga opozita se sipas saj qeveria nuk po nuk mbron interesin kombëtar, por të një kompanie offshore që nuk i dihen as pronarët. Enkelejd Alibeaj adresoi shumë pyetje ndaj Ballukut për këtë projekt që po përplas ashpër mazhorancën dhe opozitën.