Sali Berisha analizoi zgjedhjet e Hungarisë me Kolegjin e kryetarëve në selinë blu. Strategjinë e tyre elektorale kërkon nga demokratët ta zbatojnë edhe për Shqipërinë. Në Hungari Orban humbet pas 16 vitesh nga një parti po e djathtë. Ata patën mbështetjen e televizioneve më të shikuara, por më kryesorja ishin mediat sociale. Për kreun e partisë Demokratike, me shembullin hungarez, opozita duhet të nis një kthesë politike, që me përdorimin e cdo mjeti komunikimi deri te shfrytëzimi i inteligjencës artificiale.