Task Forca ka nisur ‘aksionin’ për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Në terren ndodhen kryetari i bashkisë Ermal Dredha, strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, të mbështetur edhe nga forcat e policisë së Vlorës nën drejtimin e drejtorit të qarkut Elidon Çela, si dhe forcat e FNSH Fier.