Nuk vonoi shume që të derdhej në rrugët e Beogradit zemërata e nacionalistëve serbë kundër kundër planit perëndimor që synon përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Atyre iu bashkuan edhe të krishterë ortodoksë, në një kohë kur Kosovën, ku ndodhen kishat dhe manastiret kryesore të besimit ortodoks serb, shumë e cilësojnë si zemrën e kombit serb.