Top Channel/Polonia vendos të gjithë Mig29 në dispozicion të SHBA-së: Do hyjë Amerika në Ukrainë?
09/03/2022 11:36

Polonia i shprehur Shteteve të Bashkuara gatishmërinë e saj për të dislokuar të gjithë avionët luftarakë MIG-29 që në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, si dhe për t`i vendosur ato në dispozicion të Amerikës. Ministria ejashtme polake madje i bëri thirrje edhe vendeve të tjera të NATO-s të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Lëvizja e Varshavës erdhi një ditë pasi vetë ligjvënësit amerikanë i kërkuan administratës Biden që të ndihmojë për transferimin drejt Ukrainës të avionëve luftarakë të Polonisë dhe të vendeve të tjera të NATO-s dhe të Europës Lindore. Kërkesa e tyre pasoi një apel të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski. "Autoritetet e Republikës së Polonisë... janë të gatshme të dërgojnë menjëherë dhe falas të gjithë avionët reaktivë MIG-29 në bazën ajrore Ramstein dhe t'i vendosin ato në dispozicion të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha ministria polake. Pentagoni megjithatë, nuk e konsideron të nevojshme një gjë të tillë, të paktën jo për momentin, ndaj sic thotë CNN, e ka hedhur poshtë propozimin e Polonisë. Sekretari i shtypit, John Kirby u shpreh se Pentagoni nuk beson që propozimi polak është i qëndrueshëm. “Thjesht, nuk ka një arsye thelbësore për ta bërë një gjë të tillë”, tha Kirby, duke shtuar se do të vazhdojnë për cdo rast të vazhdojnë konsultimet me Poloninë dhe aleatët e tjerë të NATO-s për këtë çështje dhe sfidat e vështira logjistike që ajo paraqet.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52