Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02/2026 12:29

Polonia ka nisur forcimin e mbrojtjes së kufirit të saj lindor pas vendimit për t`u tërhequr nga Konventa e Otavës, traktati ndërkombëtar i vitit 1997 që ndalon përdorimin e minave tokësore. Lëvizja e saj, e cila lidhet drejtpërdrejt me situatën e sigurisë në rajon sidomos pas agresionit rus në Ukrainë, vjen pas disa paralajmërimeve të bëra vitin e kaluar. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Paëel Zaleëski, insistoi se minat kundër njerëzve dhe ato antitank janë pjesë e rëndësishme e strukturës mbrojtëse që Polonia po ndërton në krahun lindor të NATO-s. Ai theksoi se vendi duhet të përgatitet përballë qasjes agresive të Rusisë ndaj fqinjëve të saj. Polonia e kishte ratifikuar Konventën në vitin 2012 dhe i kishte shkatërruar rezervat e saj të minave. Megjithatë, pas fillimit të luftës në Ukrainë, Varshava njoftoi në vitin 2025 se planifikonte tërheqjen nga marrëveshja, së bashku me vende të tjera si Finland, Estonia, Latvia, Lithuania dhe Ukraine. Vetë Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk e kanë nënshkruar kurrë këtë traktat. Sipas autoriteteve polake, minat do të porositen nga kompani vendase dhe do të vendosen përgjatë kufirit me rajonin rus të Kaliningradit dhe me Bjellorusinë. Megjithatë, ato do të aktivizohen vetëm nëse ekziston një rrezik real agresioni nga ana e Moskës. Kryeministri Donald Tusk ka deklaruar se Polonia do të jetë në gjendje të minojë kufirin lindor brenda 48 orësh, në rast nevoje.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52