Polonia shprehet e gatshme t`i vijë në ndihmë Kievit duke kthyer në Ukrainë burrat ukrainas që plotësojnë kriterin e moshës për shërbim ushtarak. Në këtë mënyrë, tha ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ata mund të ndihmojnë vendin e tyre në luftën kundër Rusisë.