Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap me armë zjarri, lëndë narkotike dhe fara kanabisi. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas një informacioni të marrë në rrugë operative se 1 shtetas me pseudonimin “Rebeli” lëvizte me armë në zonën e lagjes nr. 13, Durrës dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, menjëherë kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rebeli”.