Ka shkaktuar reagime të forta publikimi në Mal të zi në rrjetet sociale I një videoje, e cila tregon keqtrajtimin e një shtetasi shqiptar nga pjesëtarë të Policisë malazeze. Ngjarja ka ndodhur në 15 janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit, por është bërë publike vetëm tani. Policia njoftoi se janë marrë masa “ dhe veprime zyrtare që kanë rezultuar me zbulimin e identitetit të të gjithë personave të përfshirë në incident dhe po përcaktohet përgjegjësia e zyrtarëve të Policisë”.