Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku në nisje të komunikimit përcolli një urim për Shën Valentinin. Ai uroi të gjithë shqiptarët, veçanërisht të rinjtë, duke e cilësuar dashurinë si “forcën më të madhe transformuese të individit” dhe si energjinë e pashtershme të shpirtit, mendjes dhe trupit.