Policia e Vlorës me urdhër të SPAK ka kryer kontrolle në një call-center në lagjen “Pavarësia”, pasi biznesi dyshohet për mashtrim. Mësohet se deri më tani janë mbi 15 persona të shoqëruar në polici, kryesisht vajza. Ende nuk dihet detajet e mashtrimit të pretenduar por pritet që të shoqëruarit të merren në pyetje.