Forca të shumta policie dhe RENEA pritën mesditën, kur mbaronte afati i lënë nga qeveria për largimin e diplomatëve iranianë, për të hyrë në godinën e ambasadës iraniane. Nga ky moment, në Tiranë nuk do të jetë më ambasada e Iranit, vendit me të cilin Shqipëria prishi marrëdhënien diplomatike, pasi e akuzon për sulmin kibernetik që ndodhi në muajin korrik në vendin tonë.