Top Channel/ “Polici mbante trupin e fëmijës”, banori: I bëra frymëmarrje artificiale, por…
18/07/2025 21:45

Njëri prej të afërmve ka rrëfyer detaje nga tragjedia e ndodhur këtë të premte në lumin Shkumbin. Ai tha se në lumin Shkumbin ishte formuar një gropë e madhe dhe mendohet se aty mund të jenë mbytur. I afërmi shtoi se familja e të miturve mbahej me bagëtitë, të cilët i kullotnin dy vëllezërit e mitur. “Po kthehesha nga puna dhe pashë policinë, policët po vinin me vrap, njëri që punon tek hidrocentrali njërin fëmijë e kishte në krah, pashë të ëmën që po u përplaste këtej, i ati nuk e dinte nga po ikte, po i kam robt e mi, kanë bagëti, me ato mbahen, se s’kanë gjë tjetër. Prindërit mbajnë lopët, fëmijët mbajnë gjërat e imta, atje matanë është bërë një gropë e madhe, se kanë bërë një pritë që mos ikë uji matanë, aty i kishte gjet roja që punon tek hidrocentrali, njërin fëmijë e kishte polici në krah, e shtriva në tokë i bëra frymëmarrje artificiale, nuk di ça të them nuk jepte reagim fare, vinin përditë tek puna ime mbushnin ujë, rrinim bashkë aty kur ishte vapë”, tha i afërmi për gazetaren e Top Channel, Bruna Kërçyku. “I kam fshatarët e mi, sa mësova për ngjarjen, erdha të mbledh bagëtitë. Fëmijët kanë qenë me bagëtitë këtu. Nuk kam çfarë të them, fatkeqësi e madhe”, u shpreh një tjetër banor. “Shkumbini nuk ka shumë ujë, por do kenë rënë në ndonjë gropë. I njohim, është ngjarje shumë e rëndë. Zakonisht ka fëmijë që lahen në lumë, por nuk e dimë si ka qenë punë”, u shpreh një banore. Fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në Labinot Fushë dhe së bashku me një familjar të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 7 dhe 9 vjeç. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15