Alfred Zhupani është specialist për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gramshit, por për shqiptarët ai u bë i njohur nga një fotografi teksa me një grua të moshuar në krahë, vraponte për ta shpëtuar nga flakët. Në rrjete sociale u cilësua hero, por Zhupani mendon që HERO është një fjalë shumë e madhe. Specialist për Hetimin e Krimeve “Hero është një fjalë shumë e madhe dhe nuk mendoj që më përshtatet, por gjithsesi Faleminderit shumë.