4 punonjës të policisë kufitare të Kapshticës përfunduan në pranga mes tyre një përgjegjës turni pas zbulimit të një sasie droge në një automjet. Kontrollet e imtësishme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore një ditë më parë në pikëkalimin kufitar të juglindjes me Greqinë, konstatuan se në njërin prej automjeteve ishte fshehur një sasi droge e llojeve të forta.