Dy zëvëndësdrejtorët e policisë Elbasan, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre në lidhje me rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, janë paraqitur ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Albert Nushi ish drejtor krimesh në Elbasan dhe nëndrejtor i policisë Berat është paraqitur i pashoqëruar, madje pranë gjykatës ka pirë kafen me kolegët dhe më pas ka hyrë në gjykatë.