Mes sporteve ujore, punimeve artizanale, gatimeve të traditës, tingujve muzikorë dhe krijimeve artistike, Pogradeci ka çelur sezonin turistik veror. Pjesëmarrësit e panairit që ekspozoi larminë e traditës pogradecare buzë liqenit të Ohrit, tregojnë se produktet e tyre mbeten të preferuara për vizitorët. Në shëtitoren e mbushur plot, banorët e zonës, por edhe pushuesit vendas dhe të huaj, shijuan atmosferën festive të krijuar dhe peizazhin piktoresk.