Të ftuarit e radhës në podcast-in e kryeministrit Rama janë mjekët e QSUT-së, të cilët morën pjesë për operacionin e kreut të qeverisë nga apendiciti. Rama ka publikuar spotin e radhës të “Flasim”, ku vec ndërhyrjes kirurgjikale të kryeministrit, ekipi mjekësor ndalet edhe te sfidat e sistemit shëndetësor. Mjeku kirurg Arben Beqiri tha se fakti që kryeministri Edi Rama zgjodhi që të operohej në sistemin public është shenjë emancipimi.