Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi u kap duke transportuar në drejtim të Tiranës 8 emigrantë të paligjshëm. Në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia”, B. Rr. u kap duke transportuar me automjetin tip “Seat”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.