Një 30-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës pasi u kap duke transportuar 35 kilogramë kanabis. Ai ishte duke lëvizur me një makinë në aksin rrugor “Shkodër-Prekal” kur u prangos nga ana e forcave të policisë. Agjentët I ngritën postbllok të riut në afërsi të Ura e Shtrenjtë, pasi siguruan informacione se po transportonte drogë.