Katër persona janë vënë në pranga, pasi u kapën duke shkëmbyer lëndë narkotike në Tiranë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokacioni”, u sekuestruan nga policia 16.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 90 gramë kokainë, para dhe 5 celularë.