Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka folur për situatën e OSHEE në qytetin e Lushnjes duke thënë se ka punësime nga partitë politike dhe persona që kanë shërbyer për 23 vjet janë hequr nga puna. Sipas tij, i kanë larguar me pretendimin se kanë djegur flamurin e PS. Ndër të tjera, tregoi se elektriçistët nuk kanë mjete për të rregulluar defektet dhe lëvizin me makinën e policisë.