Një pjesë e kullës Torre dei Conti në zemër të kryeqytetit italian, e ndodhur pranë rrënojave të famshme të Forumeve Perandorake, u shemb gjatë punimeve për rikonstruksionin e strukturës. Monumenti mesjetar, nga sa pohojnë mediat vendase, u rrëzua pjesërisht papritur duke cënuar pesë nga 11 punëtorët e angazhuar për rinovimin e tij.