Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të strategjisë së menaxhimit të financave publike. “Reformat e menaxhimit të fondeve publike janë thelbësorë për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe që pasqyrohen tek kriteret ekonomike të cilat monitorohen si pjesë e procesit. Shqipëria ka ecur mirë sa i përket performancës së saj makrofiskale vitet e fundit, pavarësisht disa kushteve negative, të gjithë i dimë këto, BE ka ofruar mbështetjen financiare, është një pjesë e rendësishme e kësaj mbështetjeje”, tha ai.