Gjon Huli, avokati i Armando Markut ka folur para mediave pasi Gjykata e Lezhës dha vendimin “arrest me burg” për të dhe shokun e tij Kristian Sheri. Ata akuzohen për veprën penale të “moskallëzimit të krimit” dhe “përkrahje e autorit të krimit” pasi ishin pranë Aldi Ramës kur qëlloi nënkomisarin Saimir Hoxha. Avokati thotë se mediat janë marrë padrejtësisht me dy shokët e 21-vjeçarit duke shtuar se po mbrohen veprimet e paligjshme të policisë së shtetit.