Top Channel/ “Po kolapsojmë”, Papa Francesku tjetër paralajmërim botës për ndryshimet klimatike
04/10/2023 22:52

Papa Françesku ka paralajmëruar sërish se bota po shkon drejt “kolapsit” për shkak të ndryshimeve klimatike dhe mund të jetë “afër pikës së krizës”. Ai i përshkroi disa dëme nga ndryshimet klimatike si "tashmë të pakthyeshme", shkruan BBC. Papa kritikoi ata që "mohojnë, fshehin, zbardhin ose relativizojnë çështjen", duke thënë se nuk ishte më e mundur të mohohej origjina njerëzore e ndryshimeve klimatike. Papa Françesku e ka bërë ndryshimin e klimës një shtyllë kryesore të papatit të tij. Enciklika e tij e vitit 2015, dokumenti mësimor i nivelit më të lartë që mund të nxjerrë një papë, sinjalizoi një ndryshim për Kishën Katolike. Që atëherë, Papa ka bërë thirrje të vazhdueshme për politikanët që të ndërmarrin veprime konkrete për të trajtuar ndryshimet klimatike. Papa tha se një "ndryshim i gjerë në stilin e jetës së papërgjegjshme të lidhur me modelin perëndimor" do të kishte një "ndikim të rëndësishëm afatgjatë". Ai tha se emetimet për person në SHBA ishin rreth dy herë më të mëdha se ata që jetonin në Kinë dhe rreth shtatë herë më të mëdha se ata në vendet më të varfra. "Të thuash se nuk ka asgjë për të shpresuar do të ishte vetëvrasje, sepse do të nënkuptonte ekspozimin e gjithë njerëzimit, veçanërisht më të varfërve, ndaj ndikimeve më të këqija të ndryshimeve klimatike., shtoi Papa. Pamjet: AFP

Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
Top Channel/ Australia bllokon xhihadistin, Canberra ndalon kthimin nga Siria
18/02 12:05
Top Channel/ Ramazani i vështirë në Gaza! Besimtarët falen për paqe, kriza humanitare rëndon jetesën
18/02 12:04
Top Channel/ SHBA godet anije droge, 11 të vrarë në sulme në Paqësor dhe Karaibe
18/02 12:03
Top Channel/ Përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky kundërshton kompromiset
18/02 12:02
Top News– Videoja shokuese, Alpet bëhen vdekjeprurëse / Orteku poshtë maleve, njerëzit të dëshpëruar
18/02 11:48
Top News – Kina kreu test bërthamor nëntokë / SHBA zbulon detajet: U regjistrua një shpërthim…
18/02 11:39
Top News – Lidhje më të thella me Grenlandën…Rajoni nordik ‘mobilizohet’ pas kërcënimeve të Trump
18/02 11:38
Top News – Pa ushqim, pa karburant, pa turistë / Jeta në Kubë po ndalet nën presionin e SHBA-së
18/02 11:34
DIGITALB DIGITALB