Protesta e saj është gati e paimagjinueshme për kushtet në të cilat ndodhet. Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova, hyri në studion e lajmeve të Channel 1 në Rusi gjatë kohës së transmetimit të drejtpërdrejtë, dhe ngriti pas shpinës së prezantues një pankartë ku shkruhej: "Jo luftës. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë".