Të paktën 97 persona kanë humbur jetën kur një anije peshkimi e improvizuar me 130 persona në bord u mbyt. Ekipet e shpëtimit po kryejnë operacione kërkimi në brigjet veriore të Mozambikut, ndërsa autoritetet sqaruan se njerëzit që udhëtonin në këtë anije kishin si destinacion një ishull pranë provincës Nampula, aty ku mund të strehoheshin nga frika e shpërthimt të kolerës.