Drejtori i ‘Acromax’, Aldor Nini është paraqitur në dyert e Prokurorisë së Posaçme këtë të premte për të propozuar krijimin e një qendre për monitorimin e rrjeteve sociale gjatë zgjedhjeve. Në një prononcim për mediat jashtë SPAK, ai tha se portalet anonime përhapin informacione të rreme. Sipas tij, “po hidhen miliona euro që të ndikohet vota e qytetarëve”.