Ashtu siç ndodh rëndom, vjeshta ka sjellë rritjen e çmimeve edhe pse një gjë e tillë nuk është pasojë e uljes së prodhimit. Në tregun e fruta-perimeve në Elbasan, qytetarët ankohen për rritjen e menjëhershme të çmimeve, krahasuar kjo edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja më e madhe e çmimeve është vënë re në produktet e shportës sidomos të perimeve dhe frutave. Të shumë janë qytetarët të cilët nuk e përballojnë këtë rritje të menjëhershme të çmimeve dhe për pasojë blejnë më pak, apo evitojnë produktet e shtrenjtuara.