Marrëveshja e migrantëve e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë po analizohet nga ana e Bashkimit Europian. Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhely, sipas medias italiane Ansa, theksoi gjatë mbledhjes në Komisionin e Jashtëm të PE se rasti është një model tejet interesant dhe se duhet vlerësuar.