Ky vendepozitim mbetjesh gjendet midis plazhit të Gjeneralit dhe të Spilles. Bashkia e Kavajës prej vitesh mbetjet urbane I depoziton në këtë kodrinë. Në pikun e sezonit turistik afërsisht 90 ton mbetje në ditë shakrohen në këtë landfill illegal që nuk është i pajisur me leje mjedisore. Pasi mbetjet urbane shkarkohen nga makina urdhëri është që menjëherë tu vendoset flaka. Bashkia e Kavajës për menaxhimin e mbetjeve urbane ka kontraktuar kompaninë private Alko Impex. Djegia e plehrave në këtë landfill illegal banorëve të këtij qyteti u kushton 160 mln lekë të reja. Për të hequr përgjegjësine nga vetja bashkia e Kavajës, përballë kësaj të vërtete luan rolin e të paditur.