Fundjava e fundit e shtatorit ka ofruar një mot plot diell në bregdetin e Durrësit. Edhe pse temperaturat gjatë ditës nuk e kaluan 22 gradë, pushues vendas e të huaj shijuan banjot e diellit dhe të ujit në plazh. “Është pak i freskët, por i përballueshëm për ne durrsakët e vjetër”, thotë një banor. “Temperaturat janë të pranueshme për trupin. Besoj se kështu do të vazhdojmë”, shprehet një tjetër.