Vjeshta është koha ideale për ata që duan të pushojnë në qetësi. Shumë i janë kthyer punës dhe fëmijët shkollës, ndaj plazhet e Durrësit janë më të qeta. Disa vazhdojnë të shfrytëzojnë motin e ngrohtë vetëm në fundjavë, por të tjerë kanë zgjedhur të bëjnë pushimet vjetore, si këta turistë çekë.