Vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit të Durrësit, pasi kalon Currilat, shtrihet bregdeti i Kallmit me një peisazh fantastik, brigje shkëmbore dhe thellësinë e dëshiruar për ccdo të apasionuar pas natyrës dhe plazhit. Thyerja natyrale e bregut krijon gjire të vogla që ofrojnë qetësi dhe intimitet buzë detit.