Në veri-perëndim të qytetit të Durrësit, vetëm pak kilometra larg qendrës së tij, shtrihet plazhi i bukur i Kallmit. I pozicionuar mes detit dhe kodrave të gjelbëruara, gjithnjë e më shumë kjo zonë, dikur e frekuentuar vetëm nga pak vendas, po kthehet në një destinacion të preferuar edhe për turistët e huaj. Ata shprehen të entuziazmuar për këtë perlë të fshehur të natyrës.